Një i mitur është gjetur i pajetë nga familjarët e tij të premten mbrëma, rreth orës 20:30, në fshatin Reqan të Prizrenit.
Menjëherë pas zbulimit, viktima u dërgua në Spitalin e Prizrenit, ku mjeku kujdestar konstatoi vdekjen. Për të sqaruar rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike, prokurori urdhëroi që trupi të dërgohej në Institutin e Mjekësisë Ligjore për kryerjen e obduksionit.
Kështu u bë e ditur në raportin 24-orësh të policisë. Ngjarja ka tronditur banorët e fshatit dhe familjarët, ndërsa autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbuluar më shumë detaje mbi rrethanat e vdekjes.

Leave a Reply