Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shprehur urimet e tij për të gjithë bashkëkombësit me rastin e 29 Nëntorit, ditës që shënon 81-vjetorin e Çlirimit të vendit nga pushtuesit nazistë.
Në një postim të mëngjesit, ai ka ndarë një imazh nga Memoriali “Nëna Shqipëri”, duke përcjellë urimin për një fundjavë të qetë dhe të paqtë në këtë ditë të rëndësishme për kombin. Historia e Shqipërisë kujton çlirimin nga forcat fashiste dhe naziste më 29 nëntor 1944, pas një periudhe pesëvjeçare pushtimi që filloi me agresionin e Italisë fashiste më 7 prill 1939.
Pas kapitullimit italian në vjeshtën e vitit 1943, vendi ra nën kontrollin gjerman. Fushata për çlirim kulmoi në nëntor 1944, kur Tirana u çlirua më 17 nëntor.
Më 29 nëntor, Shkodra dhe pjesa veriore e vendit u shpëtuan nga pushtimi, duke shënuar lirinë e plotë të Shqipërisë.

Leave a Reply