Dy vjet pas vrasjes tragjike të Liridona Ademajt, e cila u vra para syve të fëmijëve të saj dhe me urdhër të bashkëshortit, Naim Murseli, që po gjykohet në Gjykatën Themelore të Prishtinës, kujtimet për të mbeten të freskëta.
Vëllai i saj, Leonard Ademaj, shpreh dhimbjen dhe mallin që familja ndjen çdo ditë për të. Leonardi shprehet se mungesa e saj është e dukshme dhe se dy vitet e kaluara kanë qenë të vështira për familjen, duke theksuar se nuk mund të pajtohen me humbjen e saj.
Ai përmend se asgjë nuk është e njëjtë pa praninë e saj. Në një mesazh prekës, Leonard premton se familja do të vazhdojë të kërkojë drejtësi për Liridonen.
Ai thekson se do të luftojnë deri në fund për të siguruar që ata që janë përgjegjës për këtë krim të marrin dënimin e merituar. Kujtimet për Liridonen mbeten të gjalla dhe plot dashuri në zemrat e familjes së saj.

Leave a Reply