Operatori i Sistemit, Transmetimit dhe Tregut të energjisë elektrike (KOSTT) ka kundërshtuar raportimet që sugjeronin se kompania EFT LLC do të furnizojë me energji elektrike qytetarët e Kosovës më 28 nëntor 2025.
Në një deklaratë zyrtare, KOSTT sqaroi se, sipas të dhënave të Operatorit të Tregut, EFT LLC nuk ka blerë kapacitete ndërkufitare për të furnizuar konsumatorët e brendshëm në Kosovë, por vetëm për tranzitin e energjisë. KOSTT shpjegoi se rezervimet e kapaciteteve në platformën SEE CAO përdoren për import dhe eksport të energjisë elektrike, dhe të ardhurat e krijuara ndahen mes operatorëve të sistemeve të transmetimit të rajonit.
KOSTT, si një nga themeluesit dhe aksionarët e SEE CAO, së bashku me shtatë operatorë të tjerë nga Evropa Juglindore, mbetet i angazhuar për të ofruar informacion të saktë dhe për të ruajtur besimin publik. SEE CAO siguron ndarjen e kapaciteteve ndërkufitare përmes ankandeve të bazuara në Net Transfer Capacity (NTC), në përputhje me rregulloret evropiane.

Leave a Reply