Vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për të hapur qendra votimi jashtë Kosovës, jo vetëm në përfaqësitë diplomatike, ka ngjallur kundërshtime të mëdha.
Instituti i Kosovës për Drejtësi ka shprehur shqetësimin e tij, duke e cilësuar këtë vendim si të paligjshëm. Sipas këtij instituti, ligji lejon funksionimin e qendrave të votimit jashtë vendit vetëm brenda ambasadave dhe konsullatave, pasi KQZ të ketë vlerësuar hapësirat në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Anëtari i PDK-së në KQZ, Ilir Gashi, ka kritikuar vendimin përmes një postimi në “Facebook”. Ai thekson se ky vendim cenon kuadrin ligjor dhe integritetin e procesit zgjedhor.
Gashi ka nënvizuar se hapja e qendrave në ambiente të pa verifikueshme si klube apo hapësira private, nuk përputhet me standardet e Konventës së Vjenës dhe rrezikon sigurinë juridike dhe institucione të procesit zgjedhor.

Leave a Reply