Prizren: Burri 32-vjeçar gjendet i pajetë në shtëpinë e tij

Rreth orës 13:30 në Prizren, policia ka marrë njoftim për gjetjen e një personi të pajetë në një banesë në rrugën “Rifat Krasniqi”.

Njësitë policore kanë arritur shpejt në vendngjarje, ku është konstatuar se viktima është 32-vjeçari Xh. B.

Pranë tij është gjetur edhe një armë zjarri. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka konfirmuar se hetimet për rastin janë në vazhdim.

Prokurori dhe hetuesit kanë kryer ekzaminimet e nevojshme në vendngjarje dhe kanë mbledhur prova për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit, është hapur procedura e “Hetimit të vdekjes”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *