Konflikt në trafik në Fushë Kosovë: Plagoset një 40-vjeçar

Sot në Fushë Kosovë ka ndodhur një incident i rëndë, ku rreth orës 15:50 janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në rrugën “Dardania”, afër shkollës “Mihal Grameno”.

Sipas informacioneve të para, ngjarja ka nisur pas një mosmarrëveshjeje në komunikacion, e cila çoi në një konflikt të përshkallëzuar. Personi i dyshuar, që lëvizte me një automjet të zi të tipit Audi A3, u largua menjëherë pas ngjarjes.

Viktima, një burrë 40-vjeçar me inicialet A. M., u paraqit në stacionin policor duke deklaruar se ishte plagosur lehtë në gishtin e këmbës së majtë dhe po merr trajtim mjekësor.

Ai është jashtë rrezikut për jetën dhe ka pohuar se nuk e njeh të dyshuarin. Policia është në terren dhe po punon për identifikimin e autorit të dyshuar.

Prokurori i çështjes ka autorizuar procedurat e nevojshme dhe hetimet janë në vazhdim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *