Lidhja Demokratike e Kosovës ka nisur procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e ardhshme të 28 dhjetorit.
Në Gjilan, ky proces drejtohet nga Lutfi Haziri. Aktualisht, lista preliminare është në fazën e diskutimit dhe përfshin katër figura që pritet të jenë pjesë e garës për Kuvendin e Kosovës.
Ndër emrat e listuar janë kryetari i degës, Lutfi Haziri, dhe ish-kryetari i Degës së AAK-së në Gjilan, Rexhep Kadriu. Po ashtu, në këtë listë përfshihen edhe ish-deputetja Valentina Bunjaku-Rexhepi dhe ish-drejtori i “Hidromoravës”, Muhamed Suliqi.
Pritet që këta kandidatë të jenë pjesë e rëndësishme e garës politike në këtë rajon.

Leave a Reply