Boksieri shqiptar Benjamin Gavazi nuk arriti të fitojë titullin “WBC Silver” pas humbjes ndaj kampionit britanik Ben Whittaker.
Ndeshja përfundoi shpejt, pasi Whittaker e fitoi me nokaut brenda disa sekondave. Britaniku, i njohur për stilin e tij të ashpër dhe dominues, vazhdon të mbajë epitetin e kampionit të botës në këtë peshë.
Ai e tregoi fuqinë e tij edhe të dielën në mbrëmje, duke e mbrojtur titullin përballë Gavazit. Për Gavazin, kjo humbje është një sfidë që kërkon rikthim dhe përmirësim, me synimin për t’u përballur sërish me Whittaker në të ardhmen.
Megjithëse beteja e kësaj radhe nuk përfundoi siç dëshironte, ai synon të kthehet më i fortë për të sfiduar kampionin aktual.

Leave a Reply