Në Pallatin e Kulturës në Tetovë, qyteti i lindjes së Shpat Kasapit, është vendosur arkivoli i këngëtarit, i mbuluar me flamurin kombëtar shqiptar.
Për nder të tij, do të mbahet një ceremoni komemorative. Nëna dhe familjarë të tij janë të pranishëm në sallë, duke pritur ngushëllime nga miqtë dhe adhuruesit e Shpatit.
Këngëtari i njohur ndërroi jetë më 26 nëntor, në moshën 40-vjeçare, pas një sulmi në zemër. Ceremonia e varrimit do të zhvillohet sot në orën 14:00 në varrezat e qytetit në Tetovë.

Leave a Reply