Mbrëmë, në fshatin Bivolak të Vushtrrisë, një ngjarje e rëndë ka ndodhur kur një person ka shtënë disa herë me armë zjarri, sipas burimeve të besueshme pranë hetimeve, njofton Gazeta Sinjali.
Incidenti u zhvillua rreth orës 22:00, kur A. D., 32 vjeç, deklaroi në polici se ndërsa po qëndronte te një mik, F.
S., i lindur në 1987, erdhi dhe qëlloi 3-4 herë në drejtim të panjohur. I frikësuar, A.
D. u largua me makinë pa raportuar menjëherë incidentin.
Një dëshmitar i pranishëm në vendngjarje konfirmoi se i dyshuari ka shtënë për të frikësuar viktimën për shkak të një konflikti të mëparshëm mes familjeve. Me urdhër të Prokurorit, Policia realizoi kontroll në shtëpinë e të dyshuarit, ku gjeti dhe sekuestroi 14 fishekë të kalibrit 9mm.
I dyshuari është ende në kërkim nga autoritetet. Rasti është regjistruar si “Mbajtje e paautorizuar e armës” dhe “Përdorim i armës ose mjetit të rrezikshëm” dhe hetimet janë duke vazhduar.

Leave a Reply