Serbia liron ish-policin kosovar pas marrjes në pyetje 4-orëshe

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka bërë të ditur se Nexhat Pireva, ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës, është arrestuar nga policia serbe në pikën kufitare të Dheut të Bardhë.

Pireva, shtetas kosovar nga Kamenica, po udhëtonte drejt Bujanocit me familjen e tij kur ndodhi arrestimi. Pas marrjes në pyetje që zgjati rreth katër orë, ai u lirua dhe aktualisht ndodhet në liri.

MPJD ka dënuar këto veprime nga autoritetet serbe, duke i quajtur si keqtrajtim ndaj qytetarëve të Kosovës dhe në kundërshtim me marrëveshjet e arritura mes Kosovës dhe Serbisë. Ministria ka bërë thirrje për kujdes ndaj qytetarëve kosovarë, duke rekomanduar shmangien e kalimit përmes territorit serb deri në marrjen e informacioneve të mëtejshme për të siguruar mbrojtjen e tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *