Ish-polici i Kosovës arrestohet dhe lirohet nga Serbia

Një shtetas nga Kamenica, Kosovë, i identifikuar si Pireva, ishte në udhëtim drejt Bujanocit së bashku me familjen e tij.

Pas një ndalese dhe interpelimi që zgjati rreth katër orë, Pireva u lirua dhe tani ndodhet në liri. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka kritikuar ashpër veprimet e autoriteteve serbe.

Ajo i ka cilësuar këto veprime si keqtrajtim ndaj qytetarëve të Kosovës dhe si shkelje të marrëveshjeve të arritura mes dy vendeve. Në një deklaratë, Ministria ka këshilluar qytetarët e Kosovës që të shmangin udhëtimet përmes territorit serb, derisa të jepen udhëzime të tjera, për të siguruar sigurinë e tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *