Pesë individë kapen me armë gjahu pa leje në Leposaviq

Në fshatin Berberisht të Leposaviqit, Policia ka arrestuar pesë individë për posedim të paligjshëm të armëve të gjuetisë.

Gjatë kontrollit, janë kapur gjashtë armë, përfshirë pesë pushkë gjuetie dhe një karabinë, si dhe 86 fishekë të tipeve të ndryshme, katër rrethatore për fishekë dhe dokumente të armëve. Personat e arrestuar u shoqëruan në Stacionin Policor të Leposaviqit, ku u intervistuan në prani të avokatëve të tyre.

Pas intervistimit, ata u liruan sipas procedurave standarde. Armët e gjetura janë sekuestruar dhe rasti është përcjellë tek Prokuroria e Shtetit, e cila po heton për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”.

Policia ka bërë thirrje që qytetarët të shmangin gjuetinë pa leje të vlefshme dhe të respektojnë ligjet ekzistuese.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *