Audi ka marrë parasysh kritikat për interierin e automjeteve të saj dhe ka bërë ndryshime të rëndësishme.
Ndër risitë kryesore është rikthimi i butonave tradicionale në timon, duke zëvendësuar sipërfaqet kapacitive. Modelet që do të pësojnë këto ndryshime përfshijnë A5, A6, Q5, A6 e-tron dhe Q6 e-tron, të cilat janë pjesë e platformave Premium Platform Electric (PPE) dhe Premium Platform Combustion (PPC).
Përveç kësaj, Audi ka përmirësuar edhe ekranin digjital të infotainment, duke ofruar një ndërfaqe të re përdoruesi me një strukturë më të qartë dhe të lehtë për t’u përdorur. Një zëdhënës i kompanisë konfirmoi rikthimin e plotë te butonat klasikë në timonin e makinave të reja.
Këto ndryshime synojnë t’u ofrojnë përdoruesve një përvojë më të mirë dhe më të thjeshtë gjatë drejtimit.

Leave a Reply