Ditën e diel, u organizuan homazhet për artistin Shpat Kasapi, i cili humbi jetën pas një arresti kardiak në Itali.
Ceremonia për nder të këngëtarit të njohur mblodhi shumë miq dhe të afërm, përfshirë këngëtarin Blero Muharremi, i cili ndau fjalë prekëse për mikun e tij. Blero e përshkroi Shpatin si një person të veçantë, me zemër të pastër dhe shpirt të butë, duke e cilësuar si një dritë që do të vazhdojë të ndriçojë gjithmonë.
Ai u shpreh se humbja e Shpatit ka lënë një boshllëk të madh, të cilin as koha nuk mund ta mbushë. “Të dashur familjarë dhe miq, sot jemi këtu me dhimbje të madhe për humbjen e këtij njeriu të rrallë.
Shpati ishte një mik i dashur, dhe largimi i tij na ka tronditur të gjithëve,” tha Blero. Ai shtoi se kujtimi i Shpatit do të jetojë në çdo këngë dhe moment të rëndësishëm për ata që e njohën.

Leave a Reply