Trupat shumëkombëshe të KFOR-it, pjesë e misionit të NATO-s në Kosovë, morën pjesë në një aktivitet të veçantë ushtarak në kampin “Villagio Italia” në Pejë.
Ky event, i njohur si “Konkursi Ushtarak i Ushtarit më të Mirë”, mblodhi ushtarë nga i gjithë misioni për të sfiduar kufijtë e tyre në një garë të fuqishme sportive. Në njoftimin zyrtar, theksohet se pjesëmarrësit u përballën me një marshim të ashpër 15 kilometra, të pajisur me të gjitha mjetet e luftës, duke sfiduar veten me vrapim, ushtrime fizike dhe detyra taktike kyçe.
Aktivitetet përfshinin hedhje granatash, përgjigje ndaj rreziqeve CBRN, detyra logjistike dhe sfida qitjeje. KFOR-i vlerësoi performancën e lartë të pjesëmarrësve, duke nënvizuar disiplinën, vendosmërinë dhe frymën e bashkëpunimit, që pasqyrojnë vlerat e përbashkëta dhe angazhimin e trupave në misionin e tyre në Kosovë.

Leave a Reply