Besnik Tahiri, nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka deklaruar se periudha e ardhshme katërjavore do të jetë vendimtare për të ardhmen e Kosovës.
Ai ka bërë apel për një angazhim të gjerë të qytetarëve në zgjedhjet e planifikuara për 28 dhjetor. Tahiri ka theksuar rëndësinë e këtij procesi, duke thënë se rezultati i zgjedhjeve do të përcaktojë drejtimin që do të marrë vendi.
Sipas tij, qytetarët kanë mundësinë ta rikthejnë normalitetin politik dhe ekonomik dhe të ndihmojnë në daljen e Kosovës nga situata e bllokadës dhe izolimit, duke e çuar atë drejt integrimit euro-atlantik. Ai ka nënvizuar se është detyrë e të gjithëve të sigurojnë që Kosova të bëhet një vend i sigurt dhe dinjitoz për të gjithë qytetarët e saj.
Tahiri ka shtuar se kjo mund të arrihet duke zgjedhur individë që kanë treguar përkushtim të madh për vendin.

Leave a Reply