Arianit Koci konsulton publikun në Facebook për karrierën politike

Avokati Arianit Koci ka ngritur një pyetje ndaj publikut në platformën Facebook, duke kërkuar mendimin e tyre për përfshirjen e tij të mundshme në politikë.

Koci, i njohur për angazhimet e tij në çështje politike përmes aksioneve dhe shkrimeve, ende nuk ka marrë vendimin për një përfshirje të drejtpërdrejtë në këtë fushë. Në postimin e tij, Koci ftoi ndjekësit që të japin mendimin e tyre përmes reagimeve: një zemër për “po” dhe çdo reagim tjetër për “jo”.

Kjo pyetje e tij ka ngjallur interesim dhe diskutim në mesin e ndjekësve të tij në rrjetet sociale.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *