Murati: LDK-ja synon votat e diasporës, por veprat tregojnë të kundërtën

Hekuran Murati ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj vendimit të PZAP-it, i cili ka pranuar ankesën e LDK-së për të anuluar hapësirat shtesë të votimit për diasporën.

Në një postim në Facebook, Murati ka kritikuar qëndrimin e LDK-së, duke theksuar se, ndonëse kërkon publikisht mbështetjen e diasporës, veprimet e saj tregojnë të kundërtën. Sipas Muratit, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës kishte propozuar krijimin e qendrave alternative të votimit jashtë ambasadave dhe konsullatave për të lehtësuar pjesëmarrjen e mërgimtarëve.

Ai pretendon se LDK ka bërë përpjekje të mëdha për të parandaluar këtë lehtësim. Murati ka akuzuar LDK-në se, ndërsa deklarativisht kërkon votat e diasporës, në praktikë po pengon të drejtën e tyre për të votuar, duke e quajtur këtë veprim një goditje ndaj të drejtave të tyre.

Vendimi i PZAP-it ka përcaktuar që votimi të zhvillohet vetëm në ambasada dhe konsullata, gjë që sipas Muratit i vështirëson procesin për mijëra qytetarë që jetojnë jashtë Kosovës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *