Aplikimet për zgjedhjet e 28 dhjetorit: 23 subjekte garojnë

Në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, janë regjistruar gjithsej 23 subjekte politike, përfshirë 17 parti, 3 koalicione, 2 iniciativa qytetare dhe 1 kandidat i pavarur.

Afati për aplikim për certifikim dhe deklarim të koalicioneve filloi më 24 nëntor dhe përfundoi më 30 nëntor, ku pjesa më e madhe e aplikimeve u paraqitën në ditën e fundit. Sipas Zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, disa nga partitë kryesore, si Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate, do të garojnë të vetme në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Në anën tjetër, Lëvizja Vetëvendosje ka formuar koalicion me GUXO, Alternativa dhe Partinë Shqiptare Demokristiane (PSHDK). Koalicionet e tjera që kanë aplikuar përfshijnë “PAI – PDAK – LPB” dhe “Koalicija VAKAT”.

Këto subjekte duhet të dorëzojnë listat e kandidatëve për deputetë deri më 7 dhjetor 2025 përmes platformës së dedikuar. Kandidati i pavarur që ka aplikuar është Nedźmidin Sejdilar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *