Moti i javës: Vranësira dhe periudha me reshje shiu

Gjatë javës së ardhshme, pritet mot kryesisht i vranët në Kosovë, me intervale të shkurtra me diell dhe reshje të herëpashershme shiu.

Instituti Hidrometeorologjik njofton se temperaturat minimale do të variojnë nga –3 deri në 1°C, ndërsa ato maksimale nga 5 deri në 11°C. Era do të fryjë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi që do të arrijë deri në 6 m/s.

Të hënën, parashikohen temperatura nga –3 deri në 9°C, me mot të vranët dhe diell herë pas here. Të martën, moti do të jetë kryesisht i vranët me temperatura nga –1 deri në 9°C.

E mërkura do të sjellë reshje të lehta shiu me temperatura minimale 1–3°C dhe maksimale 6–9°C. Të enjten, reshjet e shiut do të vazhdojnë, me temperatura që do të luhaten nga 1 deri në 10°C.

Të premten, moti mbetet i paqëndrueshëm, me temperatura minimale 1–4°C dhe maksimale 8–11°C, ndërsa era do të jetë e lehtë deri mesatare.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *