Agron Qalaj, i cili është zgjedhur si ushtrues detyre i kryeprokurorit të Kosovës, po merr pjesë në mbledhjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK).
Qalaj, i cili fitoi mbështetjen e pesë nga dhjetë anëtarët e këshillit, ka shprehur gatishmërinë për të respektuar vendimin e gjykatës lidhur me ankesën e paraardhësit të tij, Besim Kelmendi, për shkarkimin e tij. Gjatë mbledhjes, anëtari Veton Shabani kërkoi që Qalaj të largohej, për shkak se Kelmendi kishte paraqitur ankesa në Gjykatën Supreme dhe në Gjykatën Themelore të Prishtinës.
Shabani theksoi se ankesa në Supreme pezullon vendimin për shkarkimin e Kelmendit. Visar Krasniqi, gjithashtu, propozoi shkarkimin e kryesuesit Ardian Hajdaraj, duke shkaktuar largimin e tij, Shabanit, si dhe të anëtarëve Arian Gashi dhe Dardan Vuniqi nga mbledhja.
Ndërkohë, me gjashtë anëtarë të pranishëm, përfshirë Qalajn, mbledhja vazhdoi. Zëvendëskryesuesja Jehona Grantolli akuzoi katër anëtarët për bllokim të procesit, ndërsa kryesuesi Hajdaraj vazhdoi të kundërshtojë propozimet për largimin e Qalajt nga mbledhja.

Leave a Reply