Hetuesit e Stacionit Policor në Vushtrri kanë identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar për vjedhje.
Gjatë hetimeve, ata mblodhën prova që sugjerojnë se i dyshuari ka kryer dy raste të vjedhjes së naftës nga gjeneratori i një ankuesi gjatë muajit nëntor. Pas arrestimit, i dyshuari u dërgua në stacionin policor për intervistim.
Sipas vendimit të prokurorit, ndaj tij u vendos masa e ndalimit policor për një periudhë 48-orëshe. Hetimet lidhur me këtë rast vijojnë për të zbardhur plotësisht ngjarjen.

Leave a Reply