Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar me krenari aderimin e Gjeneral Major Gëzim Hazrollit, një figurë e shquar në fushën e mbrojtjes së vendit.
Ish-komandanti i Brigadës 123 të UÇK-së, Hazrolli, ka qenë një nga figurat kryesore në transformimin e Trupave të Mbrojtjes së Kosovës në Forcën e Sigurisë së Kosovës, duke kontribuar në ndërtimin e një ushtrie moderne dhe profesionale. Me një karrierë që zgjat mbi tre dekada, Gjenerali ka shërbyer me përkushtim si në kohë lufte ashtu edhe në paqe, duke qenë pjesë e çdo procesi kyç të modernizimit të FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes nga viti 2009 deri në maj 2025.
Edukuar në institucionet prestigjioze ndërkombëtare, Hazrolli është vlerësuar me disa medalje të larta shtetërore për kontributin e tij. Aderimi i tij në LDK sjell një mesazh të fortë për një politikë të bazuar në rend, stabilitet dhe orientim euroatlantik.
Kryetari Abdixhiku theksoi se ardhja e Hazrollit përforcon vlerat e nderit, disiplinës dhe përkushtimit ndaj Republikës, duke synuar një të ardhme më të sigurt dhe evropiane për Kosovën.

Leave a Reply