Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka rifilluar takimin, megjithatë anëtari Arian Gashi ka refuzuar të marrë pjesë për shkak të pranisë së Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit, Agron Qalaj.
Gashi argumenton se pozita e Qalaj është e diskutueshme dhe prania e tij e bën mbledhjen të paligjshme. Gashi deklaroi se, ndonëse respekton Qalaj, nuk mund të marrë pjesë në mbledhje ku prania e tij është e kontestueshme.
Ai theksoi se nuk është i interesuar për bllokime por kërkon respektimin e ligjit. Në përgjigje, anëtari tjetër i KPK-së, Jetish Maloku, argumentoi se çështja nuk është personale por ligjore dhe nuk ka ndonjë bazë ligjore për të përjashtuar Qalaj nga takimi.
Maloku theksoi se ligji nuk parashikon përjashtimin e Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit nga mbledhjet e KPK-së.

Leave a Reply