Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pret që vendimi i PZAP-së për hapjen e Qendrave të Votimit jashtë përfaqësive diplomatike të marrë efekt të plotë, për të vepruar sipas tij.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, sqaroi se vendimi i PZAP-së mund të apelohet në Gjykatën Supreme, duke nënvizuar se KQZ është e gatshme të zbatojë vendimin përfundimtar, pa marrë parasysh natyrën e tij. Ai theksoi se KQZ do të respektojë çdo vendim të formës së prerë, në mënyrë që të sigurohet që procesi zgjedhor të zhvillohet në përputhje me rregullat e përcaktuara.
Ky zhvillim vjen pas vendimit të PZAP-së për vendosjen e qendrave të votimit në hapësira që nuk janë pjesë e përfaqësive diplomatike.

Leave a Reply