Oda Ekonomike planifikon kallëzim penal ndaj ZRRE-së për keqinterpretim vendimi

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka ngritur shqetësime lidhur me mosrespektimin nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) të vendimit të Gjykatës Supreme për liberalizimin e tregut të energjisë për bizneset.

Sipas OEK-ut, Gjykata Supreme ka vendosur se ky proces është kryer në kundërshtim me ligjin, pa analizë konkurrence dhe konsultime publike, duke e konsideruar veprimin e ZRRE-së si jashtë kompetencave të saj. OEK-u shprehu shqetësimin për interpretimin e pasaktë të vendimit nga ZRRE, duke theksuar se ky vendim është i pakontestueshëm dhe duhet të zbatohet menjëherë.

Oda kërkon që ZRRE-ja të publikojë një komunikatë të përditësuar dhe të ndalojë çdo interpretim të gabuar, si dhe të rikthejë bizneset në Shërbimin Universal. Nëse ZRRE nuk vepron brenda pesë ditësh, OEK-u paralajmëron kallëzim penal ndaj drejtuesve të saj.

Gjithashtu, OEK-u përmendi pasojat ekonomike që kanë prekur bizneset për shkak të këtij procesi të paligjshëm, përfshirë rritjen e çmimit të energjisë dhe rënien e konkurrueshmërisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *