Një operacion i Policisë Kantonale të Cyrihut rezultoi në arrestimin e katër hajdutëve nga Kosova, të cilët ishin pjesë e një grupi të njohur për aktivitete të shumta kriminale në Zvicër.
Arrestimet u kryen natën e së hënës më 1 dhjetor 2025, në Weinfelden TG, si pjesë e një aksioni të drejtuar nga Prokuroria Publike II e Kantonit të Cyrihut. Sipas raportimeve, hajdutët u kapën në flagrancë teksa po përpiqeshin të hynin në një objekt tregtar.
Policia kantonale ndërhyri me një operacion të sofistikuar ku përdori detektivë, helikopterë dhe qen policie për të ndalur aktivitetet e tyre. Tre prej të arrestuarve janë shtetas kosovarë të moshës 35 deri 53 vjeç, ndërsa një tjetër 40-vjeçar fillimisht arriti të largohej, por u kap pas dy orësh kërkimi.
Ky operacion është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të autoriteteve zvicerane për të luftuar kriminalitetin e organizuar që vepron në rajon.

Leave a Reply