Politikani shqiptaro-zviceran, Korab Rashiti, ka shprehur shqetësimin se partitë politike në Kosovë, si LDK dhe PDK, po humbin mbështetjen e diasporës në Zvicër.
Ai thekson se kjo ka ndodhur për shkak të ndikimit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), e cila ka lidhje të forta me Partinë Socialiste zvicerane. Rashiti vëren se LVV, në bashkëpunim me Partinë Socialiste, ka arritur të orientojë votën e shqiptarëve që jetojnë në Zvicër përmes sindikatave në sferën profesionale.
Kjo strategi, sipas tij, ndihmon jo vetëm Partinë Socialiste, por edhe LVV-në dhe grupin e mbështetësve pranë ambasadës. Nga ana tjetër, Rashiti kritikon PDK-në dhe LDK-në për mungesën e bashkëpunimit me partitë e djathta zvicerane, të cilat kanë qenë në pushtet që nga viti 1848.
Ai sugjeron se këto parti po humbasin terren duke mos kuptuar dinamikat politike në Zvicër dhe ndikimin e tyre në zgjedhjet në Kosovë.

Leave a Reply