Mbi 120 mijë kamera sigurie në Kore hakohet, video shiten online

Në Korenë e Jugut, policia ka arrestuar katër persona të dyshuar për hakimin e mbi 120 mijë kamerave të sigurisë në shtëpi dhe biznese, duke shpërndarë video me përmbajtje seksuale në internet.

Autoritetet theksojnë se ky grup ka shfrytëzuar dobësi të sigurisë, si përdorimi i fjalëkalimeve të thjeshta në kamerat IP, të cilat janë të lidhura me internetin e shtëpisë dhe shpesh përdoren për monitorim shtëpiak. Ndër kamerat e prekura ishin jo vetëm banesa private, por edhe studio sportive dhe një klinikë gjinekologjike.

Një nga të arrestuarit dyshohet se ka hyrë në 63 mijë kamera, duke siguruar 545 video të cilat i ka shitur për 12,235 dollarë në kriptovaluta. Një tjetër akuzohet se ka komprometuar 70 mijë kamera dhe ka shitur 648 video.

Policia deklaroi se dy prej të dyshuarve janë përgjegjës për rreth 62% të videove të shpërndara në një faqe të paligjshme vitin e kaluar. Gjithashtu, tre persona që blenë dhe panë këto video janë ndaluar, ndërsa autoritetet po punojnë për mbylljen e faqes.

Personat e identifikuar në video janë udhëzuar të ndryshojnë fjalëkalimet e kamerave.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *