Një shtetas i huaj është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi dyshohet për përfshirje në krim të organizuar.
Operacioni i njësive të Task-Forcës ka ndodhur të hënën në lagjen “Marigona”, ku personi në fjalë u kap me një urdhërarrest të lëshuar nga autoritetet suedeze. Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia sekuestroi një sasi të konsiderueshme parash prej 52,480 eurosh, së bashku me dokumente të falsifikuara si letërnjoftimi dhe patenta e shoferit.
Gjithashtu, u konfiskuan tre telefona celularë, një orë e markës Rolex, dy pajisje DVR për kamera dhe një automjet. Pas arrestimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është vendosur në mbajtje.
Policia konfirmoi se hetimet po vazhdojnë për të zbardhur më tej këtë rast të krimit të organizuar.

Leave a Reply