Nëntë persona akuzohen për laborator droge në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër nëntë individëve lidhur me zbulimin e një laboratori të drogës më 23 prill 2025, në lagjen “Dardania”.

Sipas detajeve nga aktakuza, të akuzuarit dyshohen për krijimin e një grupi të organizuar që shfrytëzonte dy apartamente në katin e shtatë për të ndërtuar një laborator të brendshëm për kultivimin e kanabisit. Laboratori ishte i pajisur me teknologji si llamba profesionale dhe sisteme ventilimi, ku janë zbuluar 175 bimë kanabis.

Individët përballen me akuzën për “Kultivimin e bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”. Proceset gjyqësore për këtë rast do të vazhdojnë në të ardhmen e afërt.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *