Komuna e Prizrenit ndihmon familjet me drurë dhe ushqime

Zyra Komunale për Komunitete dhe Kthim ka përfunduar me sukses shpërndarjen e ndihmave për ngrohje dhe paketa ushqimore e higjienike për vitin 2025, duke synuar mbështetjen e familjeve në nevojë gjatë muajve të ftohtë të dimrit.

Ndihma është fokusuar tek komunitetet turk, boshnjak, serb, rom, ashkali dhe egjiptian. Në total, 355 familje kanë përfituar nga kjo ndihmë, e cila ka për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës dhe sigurimin e mirëqenies për komunitetet më të cenueshme.

Komuna e Prizrenit vlerëson këto veprime si thelbësore për përkrahjen e shtresave të popullsisë që kanë më shumë nevojë për ndihmë. Ky angazhim për të siguruar ndihma bazë është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të cilësisë së jetës për këto familje, duke i lehtësuar sadopak sfidat që sjell stina e dimrit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *