Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka shpallur një tender për blerjen e 25 karrigeve për përdorim në Thesarin e Shtetit, me një vlerë totale prej rreth 3,700 euro.
Sipas përllogaritjeve, çmimi mesatar për një karrige do të jetë afërsisht 150 euro. Sipas njoftimit të publikuar në platformën e-Prokurimi, kontrata për këtë furnizim pritet të përfundojë brenda një muaji.
Procedurat për dhënien e kontratës u kryen dje, ndërsa nënshkrimi i saj është planifikuar të ndodhë sot.

Leave a Reply