OSBE kritikon KQZ-në për refuzimin e Listës Serbe në zgjedhje

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka shprehur zhgënjim të thellë pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për të mos certifikuar Listën Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

OSBE-ja ka reaguar ndaj këtij vendimi të disa anëtarëve të KQZ-së, duke theksuar se ky veprim cenon të drejtën e subjekteve politike për të marrë pjesë në zgjedhje. Në deklaratën e tyre, misioni i OSBE-së dënon çdo veprim që shkel standardet ndërkombëtare të zgjedhjeve dhe shpreh shqetësim për polarizimin politik që po rritet brenda KQZ-së.

Kjo situatë, sipas tyre, rrezikon të dëmtojë besueshmërinë e këtij organi të pavarur dhe mund të minojë besimin e publikut në procesin zgjedhor. OSBE-ja u bën thirrje të gjithë aktorëve politikë dhe KQZ-së që të mbështesin standardet demokratike dhe t’i përmbahen praktikave më të mira ndërkombëtare, për të siguruar zhvillimin e drejtë dhe të paanshëm të zgjedhjeve të ardhshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *