Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje ka shpallur nisjen e procesit të zgjedhjeve të brendshme për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 28 dhjetor 2025.
Në një njoftim zyrtar, Lëvizja Vetëvendosje i ka ftuar të gjithë anëtarët e saj të interesuar që të dorëzojnë deklaratat e kandidaturës bashkë me dokumentet përkatëse. Afati për dorëzimin e dokumenteve është nga 2 deri më 4 dhjetor 2025.
Komisionet Zgjedhore Ad-Hoc janë krijuar në çdo qendër të Lëvizjes Vetëvendosje për të asistuar anëtarët në këtë proces. Ky hap synon të sigurojë përzgjedhjen e kandidatëve më të përgatitur për të përfaqësuar partinë në zgjedhjet e ardhshme.
Procesi i cili zhvillohet në përputhje me Statutin dhe Rregulloren e Zgjedhjeve të Brendshme, është një dëshmi e përkushtimit të Lëvizjes Vetëvendosje për demokracinë e saj të brendshme dhe përgatitjen për një fitore të mundshme në zgjedhjet parlamentare.

Leave a Reply