Senati Amerikan: Kurti pengon përparimin e dialogut

Në një seancë dëgjimore të mbajtur në Komitetin për Punë të Jashtme të Senatit Amerikan, u diskutua tema e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

Gjatë këtij takimi, figura e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, u vu në qendër të vëmendjes, duke u cilësuar si një pengesë për proceset në rajon. Kryesuesi i seancës, Keith Self, iu drejtua ekspertëve të pranishëm, mes të cilëve Max Primorac, Luke Coffey dhe Edward P.

Joseph, me pyetjen nëse Kurti mund të konsiderohet si një figurë obstruksioniste. Dy nga ekspertët konfirmuan se konsideronin Kurtin si të tillë, ndërsa njëri prej tyre u shpreh se ai është më shumë obstruksionist se jo.

Kjo seancë dëgjimore u fokusua në gjetjen e rrugëve për të arritur stabilitetin në rajon, duke marrë parasysh rolin e liderëve aktualë politikë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *