Ministri i Mbrojtjes në detyrë, Ejup Maqedonci, gjatë një vizite në Sarajevë, ka zhvilluar një takim me Ministrin e Mbrojtjes së Bosnjës dhe Hercegovinës, Zukan Helez.
Në këtë takim, të dy ministrat kanë shprehur interes për të forcuar bashkëpunimin ndërmjet ministrive dhe forcave të tyre ushtarake. Maqedonci ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, duke e cilësuar atë si një element kyç për sigurimin e stabilitetit dhe sigurisë në rajon.
Ai e ka ndarë këtë qëndrim përmes një postimi në Facebook, ku ka nënvizuar përkushtimin për garantimin e një mjedisi të sigurt për qytetarët dhe vendet e tyre.

Leave a Reply