KEK nënshkruan kontratë 264 mijë euro për furnizim me mazut

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) vazhdon të ndjekë praktika të diskutueshme në prokurimin e mazutit, duke dhënë kontrata për të njëjtën kompani, “Ex Fis”, përmes procedurave të negociuara.

Në muajin tetor, KEK i ka dhënë “Ex Fis” një kontratë prej 547,819.93 euro për furnizim me mazut për Termocentralin Kosova-B. Një tjetër kontratë prej 592,562.06 euro u dha po kësaj kompanie në korrik 2025.

Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) ka ngritur dyshime për falsifikim të nënshkrimeve në dokumentet e “Ex Fis” dhe ka kërkuar që licenca e shefit të prokurimit të KEK-ut të revokohet. Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP) po shqyrton këtë çështje, megjithëse ka tejkaluar afatet kohore të përcaktuara për vendimmarrje.

Këto zhvillime ngrejnë shqetësime për trajtimin selektiv të rasteve dhe mungesën e transparencës në procedurat e prokurimit publik. Në të njëjtën kohë, lidhjet e “Ex Fis” me Lëvizjen Vetëvendosje, përmes furnizimeve dhe donacioneve, e komplikojnë më tej situatën, duke shtuar dyshimet për ndikime politike në procesin e tenderimit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *