Lista Serbe njofton konferencë shtypi pas vendimit të KQZ-së

Lista Serbe ka bërë të ditur se do të zhvillojë një konferencë për media sot në orën 15:00 në selinë e saj.

Në këtë konferencë, drejtuesit do të diskutojnë vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) që, sipas tyre, ka penguar pjesëmarrjen e tyre në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të planifikuara për 28 dhjetor 2025, raporton KosovaPress. Në një njoftim për shtyp, Lista Serbe e ka cilësuar vendimin si joligjor dhe thekson se kjo ka ndikuar drejtpërdrejt në procesin e certifikimit të tyre për zgjedhjet e ardhshme.

Gjatë mbledhjes së djeshme, KQZ-ja nuk e certifikoi këtë subjekt politik për zgjedhjet, pasi votimi rezultoi me dy vota për, dy kundër dhe shtatë abstenime. Ky vendim ka shkaktuar reagime nga Lista Serbe, që tashmë po përgatitet për të komunikuar qëndrimin e saj përmes konferencës së sotme për media.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *