Armend Muja, ish-deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka deklaruar se pretendimet e opozitës për importin e lartë të energjisë nga Serbia janë propagandë e pavërtetë.
Sipas tij, importi nga Serbia përbën më pak se 1% të energjisë së përgjithshme të vendit, ndërsa pjesa më e madhe vjen nga vende si Sllovenia, Shqipëria, Maqedonia dhe Danimarka. Në një konferencë për shtyp, Muja theksoi se këto akuza të opozitës janë të kahershme që prej ardhjes së VV-së në pushtet.
Ai sqaroi se asnjë anëtar i Vetëvendosjes nuk ka lidhje me kompaninë NOA Energy, e cila operon në Kosovë që nga viti 2017 përmes KOSTT-it. Muja sqaroi se kontratat me kompaninë serbe të energjisë, të nënshkruara nga zyrtarë të mëparshëm, nuk kanë lidhje me VV-në.
Ai argumentoi se këto marrëveshje synojnë të mbulojnë humbjet e energjisë në veri, duke shtuar se kostoja totale e kontratave arrin në 400 milionë euro, përfituar nga Vuk Hamoviqi. Në ditët e fundit, opozita ka akuzuar VV-në për përfitime nga importi i energjisë, duke përmendur lidhjet e Hamoviqit me kompaninë EFT, furnizues kryesor në Ballkan.

Leave a Reply