Vukë Hamoviç ka siguruar miliona dollarë përmes kontratave të garantuara nga qeveria e Martin Berishajt, sipas akuzave të bëra nga Krasniqi.
Ajo deklaron se këto marrëveshje mbeten të paprekura falë mbështetjes së qeverisë së Kosovës. Njësia e Inteligjencës Financiare kishte konfirmuar më parë se Berishaj kishte përfituar miliona euro nga bankat e Kosovës, të cilat vinin si pagesa nga Beogradi.
Krasniqi gjithashtu thekson se lidhjet energjetike me Serbinë përbëjnë arterien kryesore financiare të partisë Vetëvendosje. Ajo sugjeron se zgjedhjet e 28 dhjetorit ofrojnë një mundësi për t’i dhënë fund kësaj situate që, sipas saj, pasuron Vetëvendosjen dhe varfëron Kosovën.
Duke ndarë një fotografi të Albin Kurtit me Berishajn, të akuzuar për përfshirje në mafinë energjitike, Krasniqi thekson rëndësinë e qymyrit të Kosovës si një pasuri kombëtare, që duhet të shërbejë për stabilitet energjetik në vend, dhe jo për përfitime personale.

Leave a Reply