Lëvizja Vetëvendosje ka hedhur poshtë akuzat për import të energjisë elektrike nga Serbia, duke sqaruar se burimet kryesore të importit të energjisë për Kosovën gjatë pesë viteve të fundit kanë qenë Sllovenia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Danimarka.
Armend Muja, përfaqësues i LVV-së, njoftoi se importi nga Serbia ka qenë më pak se 1 për qind dhe hodhi poshtë pretendimet se me 28 nëntor Kosova ka importuar energji nga Serbia. Muja kritikoi qeveritë e mëparshme, duke thënë se importi nga Serbia ishte më i lartë para se LVV të vinte në pushtet.
Ai theksoi se nga viti 2008 deri më 2013, nënshkrimi i kontratave me Vuk Hamoviqin arrinte vlerën 141 milionë euro. Sipas tij, këto kontrata u nënshkruan gjatë periudhës së shpalljes së Pavarësisë së Kosovës dhe ishin dominuese deri në momentin kur përgjegjësia e furnizimit kaloi te KESCO.
Muja siguroi se deri në vitin 2025, pjesëmarrja e Serbisë në importet e energjisë do të mbetet nën 1 për qind, duke theksuar transparencën e të dhënave për të gjithë të interesuarit.

Leave a Reply