VV apelon në Gjykatën Supreme për qendrat alternative të votimit

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar një ankesë në Gjykatën Supreme kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cili kishte pranuar kërkesën e LDK-së për të mos hapur qendra të votimit në diasporë.

Vetëvendosje kërkon që Gjykata të anulojë vendimin e PZAP-së të datës 1 dhjetor dhe të rivendosë në fuqi vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) të datës 26 nëntor. Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë vendit kanë të drejtë të votojnë përmes metodave të ndryshme, përfshirë votimin në përfaqësi diplomatike ose dërgimin e fletëvotimeve përmes postës.

Vetëvendosje argumenton se KQZ ka bazën ligjore për të organizuar zgjedhjet në mënyrë që të garantojë aksesin e votuesve kosovarë jashtë vendit. Gjithashtu, Vetëvendosje thekson se përfaqësitë diplomatike, si ambasadat dhe konsullatat, duhet të shndërrohen në qendra votimi, duke ndjekur standardet e përcaktuara nga KQZ, për të siguruar një mbarëvajtje të rregullt të procesit zgjedhor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *