Bajrami kritikon Qeverinë për mungesë transparence mbi rrymën

Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka ngritur sërish kritika ndaj Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me çështjen e energjisë elektrike, duke akuzuar partinë për fshehje dhe mungesë guximi për t’u përballur me mashtrimet e ish-deputetit Armend Muja.

Sipas Bajramit, Muja u gjend në një situatë të vështirë teksa përpiqej të mbronte qeverinë e VV-së dhe aktorë të tjerë si Vuk Hamoviq dhe NOA-n, duke përmendur mafian energjetike. Ajo ka shprehur shqetësimin e saj për disa zhvillime të ndodhura gjatë qeverisjes së Albin Kurtit në sektorin e energjisë.

Ndër kritikat e Bajramit ishin tërheqja e Counter Global dhe refuzimi i projektit të gazit amerikan. Ajo vuri në dukje mungesën e rritjes së kapacitetit të energjisë së ripërtritshme dhe rritjen e çmimit të energjisë tre herë, duke prekur sidomos ekonomitë familjare.

Në këtë periudhë, sipas saj, janë përjashtuar 1300 ndërmarrje nga tregu i rregulluar. Bajrami theksoi se gjatë qeverisjes Kurti, importi i energjisë ka arritur në 811 milionë euro, pavarësisht premtimeve për luftimin e mafias energjetike.

Për të gjitha këto çështje, sipas saj, VV nuk ka dhënë asnjë reagim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *