Në orët e pasdites, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia e Drejtësisë formalizuan një koalicion parazgjedhor për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.
Marrëveshja u firmos nga Lumir Abdixhiku, kreu i LDK-së, dhe Ferid Agani, lideri i PD-së. Ky bashkëpunim, sipas drejtuesve të dy partive, është fryt i vlerave të përbashkëta politike dhe përkushtimit për forcimin e institucioneve.

Leave a Reply