Faton Peci, i lidhur me disa skandale, deklaron: Vuajtëm nga Serbia në veri dhe hajnia në jug.

Filmat e Faton Pecit: Vuajtjet nga Serbia në veri dhe hajnia në jug

Faton Peci, kandidati për kryetar të Mitrovicës, shfaqi entuziazëm në tubimin e mbajtur dje.

Gjatë fjalimit të tij, ai theksoi problemin e hajnive në jug dhe ndikimin e Serbisë në veri. Megjithatë, ndoshta ai ka harruar se vetëm në muajt e fundit emri i tij është përmendur në disa skandale korrupsioni.

“Kemi vuajt nga Serbia në veri, e nga hajnia në jug”, deklaroi Peci.

Emri i tij është lidhur me dhënien e granteve për familjarët e Fitore Pacollit, më pas me fabrikën për mbetjet shtazore për të cilën u intervistua nga Prokuroria, dhe së fundmi me çështjen e krimbave në peshk.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *