Osmani diskuton zhvillimet aktuale me ambasadorin britanik

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi një takim me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ku u diskutuan zhvillimet aktuale në vend dhe zgjedhjet e parakohshme të planifikuara për 28 dhjetor.

Presidentja theksoi rëndësinë e mbajtjes së këtyre zgjedhjeve në përputhje me standardet më të larta demokratike, duke pasur parasysh shembullin që Kosova tashmë ka dhënë në këtë drejtim. Gjatë bisedimeve, u trajtua gjithashtu çështja e marrëveshjeve strategjike që synohet të lidhen me Mbretërinë e Bashkuar në fusha të tilla si mbrojtja, siguria, ekonomia dhe tregtia.

Këto marrëveshje janë pjesë e një nisme të nisur nga Presidentja Osmani, që u diskutua më herët gjatë vizitës së Sekretarit të Jashtëm britanik në prill. Në përfundim, Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen për mbështetjen e pandërprerë që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë Kosovës dhe qytetarëve të saj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *