Lulzim Peci: Debati për Listën Serbe është i pabazë

Ish-diplomati Lulzim Peci e ka kritikuar moscertifikimin e Listës Serbe në KQZ, që ndodhi për shkak të kundërshtimit nga Vetëvendosje dhe abstenimit të të tjerëve.

Ai e ka cilësuar këtë çështje si një kauzë të pavërtetë, e cila përsëritet çdo vit dhe përfundimisht kthehet nga PZAP dhe Gjykata Supreme sipas ligjit. Peci ngriti pyetjen se çfarë do të ndodhë nëse Lista Serbe vendos të shpërbëjë veten dhe të krijojë një parti të re me një emër tjetër, por me strukturë dhe anëtarësi të njëjtë.

Ai theksoi se një lëvizje e tillë nuk do të ndryshonte asgjë në praktikë, pasi partia e re do të kishte të drejtën të regjistrohej dhe të merrte pjesë në zgjedhje, për sa kohë që përmbush kushtet ligjore. Sipas Pecit, situata politike do të mbetet pa ndryshim nëse vazhdojnë të njëjtat urdhra dhe sjellje politike nga Beogradi.

Ai sugjeroi se ndryshimi i kësaj situate kërkon politika të mençura dhe bashkëpunim me vendet që kanë ndihmuar në krijimin e shtetit të Kosovës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *